Fri, Jan 24, 2025

Favorizoi kompanitë me tendera, GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiaken e Patosit, dënohet me 2 vite e 8 muaj shërbim prove

  • PublishedJanuary 15, 2025

Favorizoi kompanitë me tendera, GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiaken e Patosit, dënohet me 2 vite e 8 muaj shërbim prove

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të
të pandehurve: Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada
Rizaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në
tendera” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258-25 të Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Erjon Çela dhe
Irena Gjoka, me vendimin Nr. 6, datë 15.01.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja
e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim,
të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021,
datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj 1 (një) vit e 6 (gjashtë)
muaj burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja
e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim,
të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021,
datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 (një) vit e 6
(gjashtë) muaj burgim.
• Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të
pandehurës Rajmonda Balilaj me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjetësh burgim.
• Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës
Rajmonda Balilaj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të
shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
• Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit
me burgim për të pandehurën Rajmonda Balilaj, dhe vënien e saj në provë për
një periudhë prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që e pandehura gjatë
periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me
Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e
nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim



AlbaniaWeb.net