Për kë e ka? Jul Deda: Shyqyr që u fut se çunat e tjerë ishin duke luajtur domino
Julian Deda, ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku ka komentuar bullizmin në shoqërinë shqiptare, duke iu referuar debateve të forta dhe me tone të larta mes banorëve të BBV 4.
Në një moment Juli u ndal edhe te Gjesti, për të cilin u shpreh se e ka përkrahur ardhjen e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sipas aktorit të njohur, gjetja e këtij sezoni nga produksioni është futja e Gjestit në këto momente.
“Është gjetje për çdo gjë, për shtëpinë, për ecurinë në lojë, për publikun, për çdo gjë, është gjetje”, tha Juli.
Sipas moderatorit të njohur, djemtë e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4” ishin duke luajtur domino dhe duke parë fall dhe sa mirë ka hyrë Gjesti.
“Gjesti është një djalë që shyqyr u fut në atë shtëpi, ta themi këtë gjë, se çunat e tjerë ishin duke luajtur domino, ishin duke parë letra, duke parë fall, se ça po bënin aty nuk u kuptua.
Po ai shyqyr që u fut atje, i ka dhënë një dinamikë komplet tjetër shtëpisë, sepse duhet me i parë gjërat edhe sikur të jesh aty brenda, por edhe sikur të jesh jashtë, por edhe si spektakël.
Është tip simpatik, është shumë pozitiv dhe nuk di të viktimizohet, e kështu me radhë. Por është më se e kuptueshme që banorët aty t’a prisnin me këmbët e para, është normale dhe ka ndodhur në çdo “Big Brother”. Kush vjen i ri, është instiktive që ti t’i dalësh dikujt përpara dhe aq më tepër Gjestit që ata e dinin se çfarë ka bërë te “Big Brother Kosova”. Ata dy javë kishin që ishin aty, ndërsa Gjesti kishte dy muaj dhe e dinin se sa famë kishte. Ata nuk dinë vetëm një gjë, se çfarë fame ka marrë Gjesti në momentin që e kanë eliminuar nga BBVK. Sipas publikut, ai meritonte fitoren. Në një farë mënyre publiku po e shndërron Gjestin pa dashjen e tij në një ‘viktimë’, gjynah që nuk ia dhanë atje, hajde t’a mbështesim këtu. Ndërkohë nuk kanë nevojë t’a bëjnë këtë pasi ai po përballon shumë mirë edhe G-Banin, edhe Jozin dhe këdo aty brenda, por po marr dy emrat që ai ka patur…”, tha Julian Deda.