Përmirësohen kushtet e motit, reshjet e borës mbeten prezente në zonat malore
Këtë të martë, pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike mbi vendin tonë.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale afatshkurtra kthjellimi, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Në relievet malore në verilindje dhe juglindje vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të herëpashershme dëbore.
AlbaniaWeb.net