VIDEO/ Mbrëmje historike, lojtari shqiptar ndëshkon PSG-në pas 3 minutash lojë
Historitë janë bërë për t’u shkruar. Mesfushori shqiptar Kevis Gjeçi ka realizuar gol ndaj PSG, në ndeshjen që modestët e Espaly luajnë në Kupën e Francës.
Pas vetëm 3 minutash lojë, ai tregohet i saktë me kokë, duke shfrytëzuar në maksimum një krosim të Mezaber.
Kujtojmë se Gjeçi në të kaluarën e tij, është aktivizuar në vendin tonë, në radhët e Sopotit. Pjesa tjetër, duket histori…
(J.S/)