Thu, Jan 16, 2025

Da Silva nuk kaloi testet mjekësore, pas Vllaznisë dështon transferimi edhe te klubi tjetër shqiptar

  • PublishedJanuary 16, 2025

Da Silva nuk kaloi testet mjekësore, pas Vllaznisë dështon transferimi edhe te klubi tjetër shqiptar

Viktor Da Silva duket se do ta ketë të vështirë të gjejë skuadër së shpejti në merkaton e janarit. Sulmuesi brazilian nuk ia doli të firmoste me Vllazninë, ndonëse ishte në Shkodër për akordin me kuqeblutë, e tani ka dështuar marrëveshja edhe me një klub tjetër shqiptar.

Bëhet e ditur se ai ishte në bisedime për firmën me Shkëndijën e Tetovës, por nuk ka kaluar testet mjekësore të zhvilluara gjatë ditës së sotme. Një situatë e ngjashme ishte ajo që ndaloi edhe firmën e tij me klubin shkodran në ditët e kaluara.

Kësisoj, mbetet të shihet se ku mund të vazhdojë karrierën Da Silva i cili momentet më të mira të saj i ka kaluar pikërisht në kampionatin shqiptar, ku ka veshur fanellën e Vllaznisë dhe Partizanit.


AlbaniaWeb.net