Thu, Jan 16, 2025

Fillimisht do të lirohen gratë dhe fëmijët, detaje nga marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit! Si u arrit armëpushim pas 15 muajsh luftë

  • PublishedJanuary 16, 2025

Fillimisht do të lirohen gratë dhe fëmijët, detaje nga marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit! Si u arrit armëpushim pas 15 muajsh luftë

Pas 15 muajsh lufte Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Marrëveshja, e cila u arrit nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Katarit, përfshin gjithashtu lirimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasinë këmbim të të burgosurve palestinezë. Marrëveshja hyn në fuqi më 19 janar, tha kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed Al-Thani.

Izraeli dhe Hamasi, që konsiderohet si organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe shtete të tjera, kishin negociuar drejtpërdrejt në Doha. Marrëveshja e arritur tani parashikon një armëpushim fillestar prej gjashtë javësh. Gjatë kësaj kohe, ushtria izraelite do të tërhiqet gradualisht nga Rripi i Gazës.

Së pari gratë dhe fëmijët
Fillimisht do të lirohen nga Rripi i Gazës 33 pengje izraelite. Sipas marrëveshjes Hamasi do të lirojë së pari të gjitha gratë, të miturit deri në moshën 19 vjeç dhe më pas burrat mbi 50 vjeç, që mbahen robër.

Për çdo peng civil, Izraeli do të lirojë 30 të burgosur palestinezë që mbahen në burgjet izraelite. Për çdo ushtar izraelit që mbahet peng nga Hamasi, do të lirohen 50 të burgosur palestinezë. Ekstremistët vazhdojnë të mbajnë ende peng 94 vetë në Rripin e Gazës.

Përveç kësaj çdo ditë do të hyjnë në Rripin e Gazës 600 kamionë me ndihma. 300 kamionë janë të destinuar për në veri të Rripit të Gazës. Po ashtu do të lejohet edhe sjellja e karburantit./DW