Thu, Jan 16, 2025

Gjendet i pajetë i moshuari mes rrugës në kryeqytet, ja çfarë dyshohet t’i ketë shkaktuar vdekjen 75 vjeçarit

  • PublishedJanuary 16, 2025

Gjendet i pajetë i moshuari mes rrugës në kryeqytet, ja çfarë dyshohet t’i ketë shkaktuar vdekjen 75 vjeçarit

Një 75 vjeçar është gjendur pa shenja jete në rrugë, mesditen e sotme në kryeqytet.

Raportohet se i moshuari është gjetur në rrugë, rreth orës 15:40, tek Rrethi i Yzberishtit.

Sipas njoftimit të Policisë, 75 vjeçari, i identifikuar me inicialet L.B., dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk konstatohen shenja dhune.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës

NJOFTIM

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi L.B, rreth 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës