Kvara ikën nga Napoli: Do jem tifozi i parë i juaji, faleminderit për mbështetjen
Kvara do të largohet nga Napoli pas disa sezonesh, për të kaluar te PSG. Sulmuesi, nëpërmjet një postimi, ka falenderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe.
“Të dashur napolitanë, është e vështirë dhe e dhimbshme, por ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Kam kaluar një kohë të jashtëzakonshme këtu, së bashku kemi grumbulluar kaq shumë kujtime dhe kemi përjetuar emocione të pabesueshme. Napoli ishte shtëpia ime, ku falë secilit prej jush u ndjeva vërtet mirë. E kthej në mendje udhëtimin që bëmë së bashku dhe është shumë emocionues. Nuk do t’i harroj kurrë hapat e mi të parë në stadium, thirrjet tuaja dhe tifozët, gjithmonë të veçantë, si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj.
Napoli është një qytet që jeton për futbollin dhe jam i lumtur që kam qenë pjesë e kësaj historie të madhe. Këtu mësova shumë, si brenda dhe jashtë fushës dhe u rrita. Ishte një nder i madh të vesh fanellën e kaltër. Dua të falënderoj çdo person që punon në klub, trajnerët, çdo anëtar të stafit, bashkëlojtarët e mi dhe tifozët. Ju përshëndes, por do të mbeteni gjithmonë në zemrën time”, shkruante Kvaratskhelia.