Aludimet për dhunë, Anita Haradinaj: Jam rrëzuar prej takave, s’ka pasur faj Ramushi
Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave disa vite më parë, ku thuhej se ajo u dhunua nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj.
“S’ka burrë që del dhe më rreh mua”, u shpreh ajo, duke deklaruar edhe njëherë se lajmet janë të pavërteta. Madje ajo shtoi se: Unë dy herë jam rrëzuar prej takave, pa pasur faj Ramushi hiç, dhe kam thyer hundën.”
Deklarata e Anita Haradinaj:
“Unë dy herë jam rrëzuar prej takave, pa pasur faj Ramushi hiç, dhe kam thyer hundën. Njerëzit duhet të mendojnë se të ndodh edhe diçka tjetër, jo që një çift duhet të rrihet. Se s’ka burrë që del dhe më rreh mua. Se nuk më ka rrahur as baba, as nëna, as askush.
Nuk më ka lindur mua mami e babi që të më rrahë dikush, ditën që të më rrahë dikush, unë konferencë për mediat mbaj dhe them “më ka rrahur”. Nuk me vjen turp, nëse vjen puna deri këtu. I faturohen të gjitha Ramushit, edhe 70 herë të martohem, prapë atë djalë do të kisha zgjedhur, është njeriu më i miri i mundshëm që kam takuar në jetë dhe nuk e meriton që ti faturohen këto budallallëqe që mund ti prodhojë mendja e njeriut duke pasur kohë që të më analizojë mua që theva dorë.
Është gjynah dhimbjen time, kur kam bërë aksident se ka kuptuar asnjë njeri, ty ta shtojnë dhimbjen duke ia faturuar një burri super të mirë, një babai shumë të mirë duke i thënë “E ka rrahur”