Fri, Jan 17, 2025

Broja rikthehet te Chelsea? Trajneri i Everton tregon bisedimet me “blutë”

  • PublishedJanuary 17, 2025

Dëmtimi i Armando Brojës i ka hapur rrugë hipotezës së kthimit të sulmuesit shqiptar te Çelsi duke mbyllur para kohe huazimin e tij në radhët e kësaj skuadre.

Një ide e Evertonit për të liruar një vend në listën e huazimeve që i lejohet të kryejë brenda sezonit, por që ka hasur në pengesë nga londinezët, të cilët presin ta marrin mbrapsht vetëm me rrogën e paguar deri në fund të edicionit.

Një situatë e komplikuar që ka nisur negociata mes klubeve, siç e ka konfirmuar sot në konferencë për mediat edhe trajneri Devin Mojes, i cili është ndalur mbi situatën e sulmuesit.

“Kthimi i Brojës? Nuk mendoj se është absolut. Unë e thashë në konferencën për mediat pas ndeshjes kur m’u bë pyetja se dëmtimi i tij mund të zgjaste shumë më tepër se sa shpresonim, por është një nga opsionet që mund të ishte në dispozicion. Ka njerëz të klubit që po flasin me Çelsin në këto momente”, tha ai duke konfirmuar hipotezën që kishte ngritur pak ditë më parë.

Tani mbetet të shihet si do të trajtohet kjo çështje në ditët në vijim, kur palët udhët të marrin një vendim rreth Brojës, të cilin e presin deri në 3 muaj jashtë fushave të lojës në varësi të evoluimit të riaftësimit të tij pas dëmtimit në kyçin e këmbës së djathtë./ Panorama Sport

()


AlbaniaWeb.net