Ekskluzive/ “Çmenduri të largonim Veselinovic”, Abilaliaj: Titulli mbetet obligim (VIDEO)
Mes kampiontit dhe Kupës, Partizani është në garë në dy fronte, por gjysma e dytë e sezonit pritet të jetë më e vështirë për ekipin e kuq pasi nga kryeqyteti janë larguar disa titullar të rëndësishëm duke vendosur në pikëpyetje projektin e “demave”. Në “Sport News” ishte i ftuar special ditën e sotme Drejtori Sportiv i klubit, Arbër Abilaliaj.
I kënaqur nga shorti, përballë do të keni Laçin?
Është një short i pranueshëm, pasi te gjitha ekipet janë cilesore. Sa më shum të ecësh në të tilla kompeticione, rritet shkalla e vështirësisë. Edhe në historikun e përballjeve me Laçin, gjithnjë na ka rezultuar një kundershtar i vështirë.
A është Kupa një objektiv këtë sezon, sikur nuk e pëlqeni si trofe…
Është e vërtetë, por Partziani në vetvete futet në çdo sezon me objektivin për të fituar si në kampionat po ashtu edhe në kupë. Kupa është e rëndësishme. Ndeshjet e kupës kane nje specifikë tjetër. Duhet të jemi të maturuar e të kujdesshëm. Është një trofe që e dëshirojmë, pasi kemi kohë që nuk shkojmë deri në fund të tij dhe ta fitojmë pse jo.
Arbër, keni shitur 4 titullarë këtë merkato dimri, kush e ka radhën? A është më i dobët Partizani tani që flasim?
Mendoj se ishte koha dhe momenti që këta futbollistë të shkonin në kampionate më të forta, si dhe klubi të përfitonte ekonomikisht, Skuadra mund të humbase dicka nga ana kualitative, por jam i bindur se stafi teknik do të ketë kohën e mjaftueshme për të krijuar mekanizma të rinj që do t’i shërbejnë të tashmes së afërt por edhe të ardhmes së ekipit më vonë.
Pse është i pakënaqur Veselinovic, çfarë kërkon trajneri, a do të ketë afrime të tjera, dhe ku do ndërhyni?
E kuptoj trajnerin, është normale, por ai ka marrë garanci se sa do e vështirë të jetë merakoja e janarit, ne futbollistët e larguar do t’i zëvendësojmë. Patjetër që mund të ketë ndonjë kosto në rezultate sa kohë do duhet për kolaudimin e futbollistëve të rinj, por edhe skema e kampionatit na e jep këtë komoditet. Duhet parë si histori suksesi dhe si shembull edhe nga ekipet e tjera për t’u ndjekur.
Po ju Arbër jeni të kënaqur nga Veselinovic, a ka qenë realisht në dyshim? Apo është akoma?
Ne nuk kemi patur dhe as nuk kemi dyshim, për sa kohë flasim për një ekip që është në vendin parë. Lojtarët e ekipit tonë kërkohn në tregun ndërkombëtar. Për sa kohë ekipi ka rezultatet që ka, është e palogjikshme që trajneri mund të jetë në dyshim. Aai duhet të punojë i qetë, pasi ka marrë garanci se lojtatër që u larguan do të zëvendësohen nga lojtarë edhe më shumë kualitativ.
A kanë ndryshuar objektivat, a është më titulli kusht, për ju për trajnerin, apo mjafton që keni arkëtuar miliona nga shitja e lojtarëve…
Është obligim kundrejt historisë, presidencës, drejtuesëve, si dhe tifozëve që i kanë sytë gjithnjë nga ekipi dhe presim me padurim çdo zhvillim që ndodh te klubi ynë. Jemi në rrugën e duhur, të gjithë ne jemi fokusuar të bëjmë maksimumin. Sido të jenë gjërat, kushdo të zbresë në fushën e lojës e ka për detrim të luajë për te fituar ndeshjen e radhës.