Evakuimi i fëmijës 1 vjeç nga Gaza në Shqipëri, reagon Rama: Solidaritet! Kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor, po ndiqet me sukses në QSUT
Pas evakuimit të një fëmije 1 vjeç nga Gaza në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka reaguar me rastin duke e cilësuar atë si solidaritet.
Përmes një postimi në rrjete sociale, krahas pamjeve së mbërritjes të së miturit në Shqipëri, Rama shkruan se 1 vjeçari kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor dhe se tashmë po ndiqet me sukses nga stafi i QSUT-së.
“Solidaritet, Shqipëria i ka hapur derën mbrëmë një familjeje të shpërngulur nga Gaza. Fëmija 1 vjeç kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor dhe është duke u ndjekur me sukses nga stafi i QSUT”, shkruan Rama.