FOTO/ City “trondit” Juven, kërkon Cambiaso-n. Milan tenton Joao Felix
Juve nuk di të ndalet as në këtë merkato dimri, me “Zonjën e Vjetër” që mbetet një nga ekipet më aktive në Serie A, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Alberto Costa dhe Kolo Muani ishin dy blerjet e bujshme, por “revolucioni” bardhezi nuk pritet të përfundojë këtu pasi së fundmi nga Torino mund të ketë edhe një largim të rëndësishëm, bëhet fjalë për Andrea Cambiaso.
Man.City e ka seriozisht, me “qytetarët” që kanë trokitur në derën e Juves me një ofertë zyrtare, afro 65 milionë euro, por kjo ofertë është refuzuar për momentin, pasi drejtuesit e Juves pretendojnë më shumë, duke parë që për Cambiaso-n ka oferta të shumta këtë periudhë, në lojë për mesfushorin është futur edhe Bayern Munich. Me shitjen e mundshme të Cambiaso-s, Juve do të kishte parat e nevojshme për të afruar në Torino edhe një qendërmbrojtës klasi.
Juve ka një ritëm tjetër nga të gjithë ekipet e Serie A, por në pritje të një dhurate nga kjo merkato dimri mbetet edhe Conceiçao. Milan po kërkon në treg për një sulmues të ri, dëshira e tyre kryesore është Marcus Rashford, por nëse anglezi nuk vjen në Milano, atëherë Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Joao Felix.
Portugezi e ka të vështirë të gjejë hapësira në radhët e Chelsea, për këtë arsye blutë janë të hapur për negociata. Chelsea investoi 50 milionë euro për ta blerë nga Atletico Madrid, por tani kërkojnë një sistemim të ri, madje janë të gatshëm ta lëshojnë në formë huazimi me të drejtë blerje. Paga që Felix përfiton, 5,7 milionë euro, është një shifër që Milan mund ta përballojë, shkruan La Gazzetta. Ndërkohë, gjithnjë e më parë “djallin” është Walker.
()