Ilir Meta ankimon në Gjykatë të Lartë masën e sigurisë “arrest me burg”, avokati Gjokutaj: Paraqitem dokumentet se ndalimi i tij është kriminal!
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.
Ka qenë avokati i tij, Genc Gjokutaj, ai i cili ka paraqitur rekursin pranë gjykatës.
“U paraqita në sekretarinë e Gjykatës së Apelit ku kam dorëzuar rekursin ndaj vendimit që ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për Ilir Metën
Kemi paraqitur të gjitha dokumentet që nga ndalimi kriminal që iu është bërë, pastaj për secilin episod, për lobimin në SHBA që Meta ka dhënë shpjegim ku nuk ka asnjë penalitet, është i sqaruar procedimi në lidhje me lobimin, kemi sqaruar deklarimin e pasurisë së Metës dhe pastaj edhe për ÇEZ-DIA, një çështje e bazuar mbi dëshmitarë të rremë, prova të marra në kundërshtim me ligjin.”, tha Gjokutaj.