Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, Spiropali zbulon çfarë u miratua
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, përmes një postimi në Facerbook, shprehet se në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, u miratuan në unanimitet ndryshime në rregullore për vlerësimin parandalues të korrupsionit dhe kontrollin post-legjislativ.
Duke filluar nga ky sesion, thotë Spiropali, këto mekanizma bëhen pjesë integrale e procesit tonë ligjvënës, duke forcuar kështu transparencën.
Postimi i Spiropalit:
Në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, hodhëm një hap të rëndësishëm për të fuqizuar më tej integritetin dhe efektivitetin e Kuvendit, duke miratuar me unanimitet ndryshime në Rregullore për
-Vlerësimin parandalues të korrupsionit dhe;
-Kontrollin Post-Legjislativ.
Duke filluar nga ky sesion, këto mekanizma bëhen pjesë integrale e procesit tonë ligjvënës, duke forcuar kështu transparencën, duke sfiduar çdo influencë të papërshtatshme në ligjbërje dhe së fundmi duke garantuar jo vetëm ligje të miratuara, por edhe të zbatuara me efektivitet.