Pas spektaklit të sotëm, një banor i ri do të hyjë në “BBVK”!
Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova 3”, Milaim Zeka, do të futet në shtëpinë e famshme për 24 orë, pas mbarimit të gjysmëfinales dhe spektaklit ‘Prime’. Zeka do të qëndrojë me finalistët për një ditë, duke sjellë një moment interesant për shikuesit dhe banorët.
Në finale do të shkojnë pesë banorë, ndërsa tre nga banorët aktualë do të lënë shtëpinë sonte. Finalja e madhe e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova do të mbahet të premten, më 24 janar.
Ky do të jetë një moment unik, pasi është hera e parë që në edicionet e këtij spektakli futet një opinionist dhe jo ish-banorë, siç ka ndodhur në edicionet e mëparshme. Kjo do të krijojë një dinamikë të re brenda shtëpisë dhe do të sjellë më shumë emocion për shikuesit.