Fri, Jan 17, 2025

“Rrezikon demokracinë në Evropë!”- Kancelari gjerman kundër Elon Musk, Olaf Scholz: Mbështet të djathtën ekstreme kudo

  • PublishedJanuary 17, 2025

“Rrezikon demokracinë në Evropë!”- Kancelari gjerman kundër Elon Musk, Olaf Scholz: Mbështet të djathtën ekstreme kudo

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka cilësuar si rrezik për demokracinë në Evropë miqësinë e miliarderit të teknologjisë, Elon Musk, me të djathtën ekstreme.

“Ai mbështet të djathtën ekstreme kudo në Evropë, në MB, në Gjermani, në shumë e shumë vende të tjera, dhe kjo është diçka që është krejtësisht e papranueshme,” tha Scholz në një konferencë shtypi në Berlin.

“Kjo rrezikon zhvillimin demokratik të Evropës, rrezikon komunitetin tonë dhe duhet dënuar”, shtoi kancelari gjerman.

Musk ka mbajtur anën e figurave të së djathtës ekstreme në mbarë botën, duke përfshirë mbështetjen e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme federale të vendit, të cilat do të mbahen më 23 shkurt.

Siç shkuan Politico, manjati i mediave sociale është gjithashtu një nga mbështetësit më të vendosur të Donald Trump dhe ka fituar një vend në rrethin e ngushtë të presidentit të zgjedhur të SHBA.

Scholz tha se nuk është kundër që Musk të shprehë fjalën e tij të lirë, por: “Lidhja e tij me të djathtën ekstreme, qoftë për interesa biznesi apo për arsye që lidhen me qëndrimin e tij politik, është e papranueshme”.

Komentet e kancelarit gjerman janë të fundit në një “mosmarrëveshje” të vazhdueshme me Musk, i cili nga ana tjetër pretendon se Scholz do të humbas zgjedhjet federale gjermane.