7 pikë në 3 ndeshje, “zgjohet” Roma, por Ranieri nuk vendos objektiva
7 pikë në 3 ndeshjet e fundit “zgjojnë” Romën, por “zona euro”, objektivi minimal për të shpëtuar sezonin, mbetet ende larg. Ndaj Genoa-s, ekipi kryeqytetas triumfoi me rezultatin 3-1, një ndeshje që praktikisht nuk e vendosën asnjë herë në dyshim, vërtetuan që në start, me traversën e Dybala-s që fitorja ishte detyrim.
Pas disa përpjekjeve, ekipi i Ranieri-t gjeti avantazhin më minutën e 25-të, me Dovbyk që e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, shumë pranë vijës fatale. Pavarësisht superioritetit të dukshëm në fushë, Genoa u rikthye në lojë në minutën e 33-të duke barazuar shifrat me Masini-n.
Me fillimin e pjesës së dytë, Ranieri hodhi në fushë El Shaarawy-in dhe ishte pikërisht sulmuesi italian që rikthehu edhe një herë Romën në avantazh në minutën e 60-të, me një goditje të saktë nga distanca. Verdhekuqt mbyllën llogaritë me Genoa-n më minutën e 73-të ku portieri Leali në përpjekje për të larguar topin e devijojë në portën e tij duke mbyllur historinë e këtij takimi.
Pavarësisht 2 fitoreve në 3 ndeshjet e fundit, Claudio Ranieri e ka të vështirë të vendos një objektiv fiks, por theksoi se nuk sheh me larg se ndeshja e radhës. Ranieri nuk preferoi të flas as për të ardhmen e tij pasi pak muaj më parë kishte vendosur të tërhiqej, por u rikthye sërish në stol.