Sat, Jan 18, 2025

Armëpushimi në Gaza, çfarë përfshijnë tre fazat e marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit

  • PublishedJanuary 18, 2025

Armëpushimi në Gaza, çfarë përfshijnë tre fazat e marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit

Pasi kabineti i Izraelit miratoi një marrëveshje me Hamasin për një armëpushim në Gaza, ka shumë pasiguri për atë që vjen pas.

Gjithashtu ka pak detaje për të ardhmen e Gazës, nga mënyra se si do të qeveriset, deri te ndonjë garanci se kjo marrëveshje do t’i japë fund të përhershëm luftës.

Ja çfarë dihet deri tani për marrëveshjen…

Faza e Parë

Në këtë fazë të parë, 33 pengje do të lirohen gjatë gjashtë javëve.

Këtu përfshihen të gjitha gratë (përfshirë ushtaret femra), fëmijët dhe burrat mbi moshën 50 vjeç.

Në këmbim të lirimit të pengjeve, Izraeli do të lirojë midis 990 dhe 1650 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë.

Izraeli do të lirojë 30 të burgosur palestinezë për çdo peng civil dhe 50 të burgosur palestinezë për çdo grua ushtare izraelite që liron Hamasi.

Faza e Dytë

Negociatat mbi një fazë të dytë të marrëveshjes do të fillojnë në ditën e gjashtëmbëdhjetë të fazës së parë dhe pritet të përfshijnë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët meshkuj izraelitë.

Do të ketë gjithashtu një tërheqje të plotë të trupave izraelite nga Gaza.

Faza e tretë

Faza e tretë dhe e fundit përfshin rindërtimin e Gazës dhe kthimin e trupave të mbetur të pengjeve.

Kjo detyrë që do të mbikëqyret nga Egjipti, Katari dhe OKB-ja.