Sat, Jan 18, 2025

Degradimi i parlamentarizmit

  • PublishedJanuary 18, 2025

Degradimi i parlamentarizmit

ARDIAN NDRECA

Ka diçka të vërtetë këtu, pse senatorët, deputetët të marrun nji nga nji mund të jenë simpatikë e madje edhe të padamshëm, por ajo që ndikon në degradimin e institucionit asht funksionalizmi i tyne personal, të qenit aty të ngarkuem me nji “detyrë” dhe jo konvergjenca në drejtimin e vendit në bazë të nji arsyeje politike. Kjo merr ngjyrime dramatike në jetën parlamentare, ku jo rrallë del në pah mungesa e respektit për pakicën. Nuk mund të jetë qëllim i vetëm i debatit parlamentar frustrimi i pakicës parlamentare me anën e forcës së numrave. Në jetën politike në nji sistem demokratik nuk janë numrat, ato që kanë fjalën e fundit, por arsyeja politike, e cila duhet të shpaloset me të njejtin rigorozitet logjik edhe prej atyne që e kanë të sigurt fitoren në bazë të përqindjeve. Çdo vendim “bipartizan” në demokraci do ta forconte atë dhe do t’u tregonte të gjithëve se dialektika parlamentare nuk ndërtohet me bazë anmiqsije personale apo partiake, por vetëm me bazë kundërshtie publike. Pikërisht sferës publike duhet t’i nënshtrohen edhe interesat, simpatitë, problematikat e karakterit privat dhe personal.

Nuk asht as urrejtja dhe as dashunia që e çojnë përpara “luftën” parlamentare, por vetëm kundërshtitë dhe respekti, vetëdija se mbas kundërshtarit politik qëndron gjithnji nji person, bashkëpunimi institucional me të cilin duhet të jetë në parim të çdo lëvizje politike që i përmbahet frymës kushtetuese. Forca e numrit nganjiherë komprometohet prej faktit se në fillim qëndron gjithmonë po e njejta zero. Ne këtë gja e kemi provue tashma ma së miri. Në vitin 1936, filozofi Miguel de Unamuno shprehej publikisht para fitimtarëve të radhës: “Keni fitue, por nuk i keni fitue|! (Venceréis, pero no convenceréis). Tri legjislatura mjaftojnë me largue çdo dyshim. Sado zero të rreshtohen në fillim, çdo numër që vjen mbas tyne nuk do ta ketë kurrë vlerën që meriton./Gazeta Panorama