E rëndë në Tiranë/ Përfshihet nga flakët kabina elektrike, ndërron jetë një person
Një ngjarje e rëndë shënohet në kryeqytet, ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e rënies së zjarrit në një kabinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës së sotme (18 janar), në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët.
Si pasojë, një person, i cili ende nuk është arritur të identifikohet nga blutë, ka ndërruar jetë. Raportohet se viktima ishte futur në kabinë për të fjetur, ku gjeti tragjikisht vdekjen.
Sakaq, po punohet për identifikimin e tij.
NJOFTIM
-Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.Punohet për identifikimin e tij.