E trishtë! Fitoi “Topin e Artë” dhe shkruajti historinë në Mançester, ndahet nga jeta “Mbreti”
Denis Lau është ndarë nga jeta dje në moshën 84-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Mançester Junajtid, për atë që shikohet si një ndër futbollistët më të mëdhenj të të gjithë kohërave.
Sulmuesi nga Skocia kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Mançester. Lau është i vetmi që ka dy statuja të dedikuara në “Old Trafford”
Golat e tij dhe magjia që shfaqi në fushë e bënë një hero për kohën, siç tregon klubi i Junajtid. Për këtë fitoi dhe nofkën “Mbreti”.
Në vitin 1964 fitoi dhe “Topin e Artë”.
PANORAMASPORT.AL