FOTO/ I njohur si pjesëtar i klanit “Duka”, kush është Elvis Gacaj i arrestuar nga blutë e Tiranës për posedim arme dhe lëndë narkotike! Si e pësoi shoku i tij
Policia e Tiranës arrestoi një person i cili qarkullonte me armë zjarri me vete i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë, Elvis Gaçaj si dhe shoku i tij Marsel Dobi për moskallëzim krimi.
Elvis Gacaj i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos.
Për këtë ngjarje ai u arrestua në Durrës më herët ne vitin 2019.
Gaxhaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, në një apartament pranë shkollës “Partizani”. Policia e kryeqytetit gjeti një pistol dhe lëndë narkotike në banesë. Gjykata vendosi për dy të pandehurit ti lërë në “arrest shtëpie” ne atë kohe.
Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015.
Ai i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të.
Gacaj u arrestua nga blutë e Tiranës pasi lëviste i armatosur dhe me lëndë narkotike. Në pranga nuk ra vetëm 50 vjeçari, por gjithashtu edhe drejtuesin e mjetit me të cilin po qarkullonin, shtetasin M.D., 40 vjeç.
Ky i fundit akuzohet për “Moskallëzim krimi”, ndërsa Gacaj për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” .
Njoftimi i policisë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje nga Forca e Posaçme “Shigjeta” si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në planin e masave, për goditjen e paligjshmërisë në çdo fushë të saj.
Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shigjeta” dhe Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Again” .
Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në automjet, vihet në pranga 50-vjeçari.
50-vjeçari, i dënuar disa herë për armëmbajtje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.
Në pranga bie dhe drejtuesi i automjetit për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet arma e zjarrit, lënda narkotike si dhe automjeti.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në planin e masave si dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Ramazan Demneri”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin M. D. dhe pasagjer shtetasin E. G.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.G, shërbimet e Policisë “Shigjeta” gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.G, 50 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe M.D, 40 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.