Inter/ Empoli në prag, Kristjan Asllani drejt një fanelle titullari
Inter do të sfidojë Empolin të dielën, në kuadër të kampionatit. Për këtë takim, trajneri i zikaltërve, Inzaghi po mendon që të aktivizojë sërish titullar Kristjan Asllanin.
Duke parë vështirësitë që po has Calhanoglu për rikuperimin, “karta” Asllani duket e duhura për t’u përdorur, sidomos ndaj një kundërshtari si Empoli.
Për Asllanin, kjo di të ishte ndeshja e katërt si titullar, përfshirë këtu Superkupën dhe kampionatin. 22-vjeçari ka luajtur 11 takime në këtë sezon, në Serie A.
(J.S/)