Amber i përgjigjet familjares së Bernardit: Atje, bukën e hëngra të merituar!
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Amber Candy, e cila vendosi të lërë garën një javë më parë, ishte e ftuar sot në programin “Fan Club”, për të ndarë eksperiencën e saj nga ky edicion.
Gjatë intervistës, Amber shprehu dëshirën për t’u rifutur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe komentoi lojën e konkurrentëve të “BBV4”. Ajo ndau mendimet e saj rreth dinamizmit të lojës dhe marrëdhënieve mes banorëve, duke ofruar një perspektivë të re nga jashtë shtëpisë.
Unë po jetoj akoma në atë shtëpi, edhe dje në Prime më dukej sikur isha aty. Aty akoma nuk ka një lojtar të pozicionuar. Rozana është akoma në kërkim të vendit të saj. Nëse do hyja sot, do e nisja aty ku e lashë”, tha ajo.
Amber iu përgjigj edhe kushërirës së Bernardit, që në një koment në “Instagram” shkruante: “Ti zemër je fiks pabukse që kur gjen një kore, e ke për borxh të shtypësh këdo të del para për ta marrë. Por, buka merret me punë, jo me shtypje o Kamber”.
“Ne nuk tallemi dot me pabukësit. Unë besoj se në atë shtëpi bukën e hëngra dhe e hëngra të merituar. Ajo nuk mbron Bernardin kështu”, tha Amber.