Ç’të bën dashuria! Po qëndron prej disa kohësh në New York, Capital T zbulon arsyen
Capital T ka qenë i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, “A je bre normal.
Sikurse mund ta keni vënë re, ai po qëndron këtë periudhë në New York dhe zbulon se ka shumë arsye, ndër to edhe sentimentale. Kaq mjafton të na shkojë te mendja menjëherë te Adrola Dushi, e cila jeton në New York dhe lidhja e tyre e shumëpërfolur dhe e pakonfirmuar.
Pyetja-Cila është arsyeja që kohët e fundit po qëndron në New York, albumi apo për qejf?
Capital T: Kam shumë lidhje me New York. Kam lidhje sentimentale, emocionale, shoqërore, biznesore, muzikore. Më pëlqen ky vend, gjithmonë e kam ndier veten si në shtëpi dhe shumë gjëra më lidhin me këtë vend. Po më inspiron, po më jep dhe një privatësi që nuk e gjej atje. Ka pasur një impakt të mirë tek unë.