Sun, Jan 19, 2025

“E bukura dhe bisha, Juve”, “Big Napoli”, mediat në Itali komentojnë të shtunën e “zjarrtë” në Serie A

  • PublishedJanuary 19, 2025

“E bukura dhe bisha, Juve”, “Big Napoli”, mediat në Itali komentojnë të shtunën e “zjarrtë” në Serie A

Juvntus thyen Milanin, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Serisë A. Një sukses i skuadrës së Mottës, që vjen si një hakmarrje e “Zonjës së Vjetër” pas disfatës në Superkupë, pikërisht ndaj të besuarëve të Conicecaos. Në Juventus Stadium ndeshja ishte e ekuilibruar gjatë pjesës së parë, me të dyja skuadrat që i patën shanset e tyre për të gjetur golin. Pjesa e dytë nisi vrullshëm për bardhezinjtë, që do të rrezikonin në të 53 minutë me Koopmeiners. Më pas do të vinin dy golat që do t’i dhuronin fitoren torinezëve. Fillimisht Mbangula me një goditje brenda zonës mposht portierin Maignan, me topin që u devijua në këmbët e Tomorit. Skuadra kuqezi nën shok, pëson të dytin shumë shpejtë. 5 minuta pas golit të parë Thuram asiston mjaft bukur tek amerikani Timothy Weah, që me një të majtë të shpejtë shënon golin e dytë dhe të qetësisë për Juventus, me mintat e mbetura që nuk sjellin asnjë ndryshim. Juventus ndal serinë e 3 barazimeve radhazi në kampionat dhe ngjitet në vendin e 4 me 37 pikë, ndërsa Conicecao tek Milan ka ende shumë punë për të bërë, pasi skuadra e tij renditet në vendin e 8 me 31 pikë.

Fitore bindëse dhe tepër e rëndësishme ndërkohë arriti skuadra kryesuese e Serie A, Napoli i Antonioc Contes, i cili fitoi 2-3 në Bergamo ndaj Atalantës, duke lënë prapa 7 pikë skuadrën e Gasperinit në renditje dhe duke dhënë një sinjal të fortë Interit e rivalëve të tjerë për titull. Napoli e ka seriozisht, tashmë nuk mund të fshihet më, pasi ajo kryeson bindshëm renditjen dhe ndaj Atalantës, erdhi një fitore karakteri për të besuarit e Contes. Skuadra e tij nuk e ndjen largimin e “yllit” gjeorgjian Kvaratschkelia, pavarësisht se sfida nuk nisi mirë për ta, pasi pas vetëm 16 minutash lojë, Retegui realizon një gol mjaft të bukur për golin e avantazhit, për vendasit. Mirëpo reagimi i napoletanëve ishte i menjëhershëm. Fillimsiht do të ishte Politano që do të godiste fortë me të majtën duke mos i dhënë shanse Canrsechit dhe më pas skocezi McTominay do t’i jepte avantazhin miqve, brenda fraksionit të parë.

Pjesa e dytë nisi sërish mirë për zikaltrit, që gjejnë golin e barazimit me anë të Lookman, që me një aksion individual mposht Meret për të dytën herë. Mirëpo kur u mendua se çdo gjë po shkonte drejt barazimit, Napoli “tregon dhëmbët” dhe 12 minuta nga fundi realizon golin e 3 e të fitores me Romelu Lukakun.

Një e shtunë e zjarrtë në Serie A, me dy supersfidat Juventus-Milan dhe Atalanta-Napoli që pushtuan faqet e para të mediave në itali.

“Djallin, çfarë Juventusi” dhe “Napoli arratiset: ishin titujt kryesorë të La Gazzetta dello Sport.

“E bukura dhe bisha, Juventus” shkruan në faqen e parë “Tuttosport”, ndërsa Corriere dello Sport i kushtoin hapësirë triumfit të naploetanëve në Bergamo, duke shkruar “Big Napoli”.

La Gazzetta
 
Tuttosport
 
Corriere
 


AlbaniaWeb.net