Harry & Meghan dështojnë me podcastin: Këngëtaret e famshme refuzuan të shfaqeshin
Sipërmarrja e dështuar e podkastit të Princit Harry dhe Meghan Markle u pengua pjesërisht nga refuzimi i disa emrave të mëdhenj të showbiz-it, si Taylor Swift, Beyoncé, dhe Megan Thee Stallion, të cilat nuk pranuan të përfshiheshin, sipas një raporti të Vanity Fair.
Çifti, i cili kishte nënshkruar një marrëveshje prej 18 milionë paundësh me Spotify për të krijuar podkastin, përfundimisht e pa sipërmarrjen e tij të dështuar pas vetëm tre vitesh. Podkasti pati një audiencë të vogël dhe shumë pak dëgjuan për të.
Një burim tha se Meghan dhe Harry u dalluan nga podkasterët e tjerë të famshëm, pasi ata “dëshironin të bënin diçka shumë më të madhe” dhe “nuk kishin asnjë ide” për tematikën që duhej të kishte podkasti. Sipas raportit, Harry kishte disa ide të pazakonta, përfshirë një plan për të intervistuar Vladimir Putinin dhe Donald Trumpin si “sociopatë”.
Për më tepër, edhe pse Meghan arriti të bëjë premierë me podkastin e saj, “Archetypes”, ajo u përball me vështirësi për të ftuar gratë e fuqishme që ajo dëshironte, pasi emra të mëdhenj si Taylor Swift dhe Beyoncé e refuzuan të shfaqeshin. Mungesa e ftuarish, idetë e pasqaruara dhe probleme me stafin e Spotify çuan në ndërprerjen e projektit, dhe tani Harry dhe Meghan janë në kërkim të një qëllimi të ri.