Napoli, pasuesi i Kvara-s luan në Serie A, zbret në “fushë” edhe De Laurentiis
Napoli ndau rrugët para pak ditësh Kvaran, i cili u transferua te PSG. Napoletanët kanë nisur nga puna për pasuesin, teksa alternativat janë të shumta.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, në skenë ka dalë një emër i ri. Në bazë të asaj që shkruan Il Mattino, po mendohet seriozisht transferimi i Mattia Zaccagnit të Lazios.
Duket se ka qenë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ai që ka marrë përsipër këtë çështje, duke shfrytëzuar kështu marrëdhënien e mirë që ka me Lotiton. Në krahun tjetër, ky i fundit, Presidenti i Lazios nuk dëshiron të heqë dorë nga kapiteni i tij dhe operacioni mund të jetë më i vështirë se sa pritej.
Sulmuesi anësor, Zaccagni ka shënuar 5 gola këtë sezon dhe ka dhuruar 2 asiste.
(J.S/)