Sun, Jan 19, 2025

Ols Abazi: E kisha pak të vështirë që ta ‘shqyeja’ veten time

  • PublishedJanuary 19, 2025

Ols Abazi: E kisha pak të vështirë që ta ‘shqyeja’ veten time

Olsi Abazi, ish-banori, i cili mbrëmjen e kaluar përfundoi rrugëtimin e tij në BBV. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në Fun Club, ai u shpreh se:

‘Unë kam folur për veten edhe duke mos folur pë veten. Më duhet t’i qëndroj asaj që e mendova një moment mbrëmë që nuk ka tokë të mirë apo të keqe por ka bujk që di ta punojë ose jo tokën e tij dhe ajo tokë në një kuptim ishte pak e vështirë për t’u punuar nga unë.

Sigurisht që kurioziteti im për të ndjerë se si ishte që të qëndroje brenda në atë shtëpi ishte i madh. E kuptova se çfarë do të thotë të jesh në një shtëpi por gjëja që kuptova dhe as asaj nuk mund t’i iki ishte që unë do të doja që në atë shtëpi të kishte më shumë Laert. Aty ndoshta mund të më kishe njohur edhe ti mua. (i drejtohet Ronaldos)

A e kishte ndjerë Olsi brenda vetes që nuk ishte mirë në atë lojë brenda shtëpisë? A e kishte kuptuar këtë?

Padiskutim që po. Ndonjëherë ti je në një ambient ku duhet të zgjedhësh të bëhesh si ata ose do të qëndrosh vetvetja.

Ai shtoi gjithashtu se:

Disa herë kam nisur që ta hedh këtë hapin por me thënë të drejtën e kisha pak të vështirë që ta shqyeja atë veten time dhe të bëja atë gjë.