Tensioni në “Elbasan Arena”/ Shoqërohen disa tifozë, një person i lënduar, mes tyre edhe një zyrtar
Ndeshjes e Superligës mes Dinamos dhe Elbasanit ka prodhuar tension. Në pjesën e dytë nuk munguan incidentet në shkallët e stadiumit, ku të përfshirë ishin tifozët e të dy skuadrave.
Burime për AlbaniaWeb.net bëjnë me dije se policia ka shoqëruar disa tifozë në komisariat.
Një person ka mbetur i lënduar, mes tyre është edhe një zyrtar i Dinamo.
Gjithashtu, janë dëmtuar edhe stolat, sakaq policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në incidente.
(J.S/)