Sun, Jan 19, 2025

Teuta, tekniku Martini: Më vjen keq që humbëm kështu! E ardhmja ime? Nuk e di

  • PublishedJanuary 19, 2025

Teuta, tekniku Martini: Më vjen keq që humbëm kështu! E ardhmja ime? Nuk e di

Tekniku i Teutës, Edi Martini dha mendimin e tij pas humbjes 0-2 ndaj Partizanit.

“Të vjen keq që humbet kjo ndeshje, pa justifikuar mungesat që kishim. Por luajtëm, shpenzuam energji, patëm raste për të shënuar. Por kur nuk shënon, e pëson. Partizani ishte më konkret dhe më i freskët, pasi kemi bërë 120 minuta lojë në mesjavë. Më vjen keq sepse djemtë u munduan. Humbja dhemb, pikët ikin dhe gjendja rëndohet.

Moment jo i mirë te Partizani, sipas Veselinovic? Nuk merrem me punët e Partizanit, por jo të miat. Nuk më interesojnë fjalët e trajnerit të Partizanit. I pari që merr përgjegjësitë për lojë të mirë apo të keqe, i merr trajneri. Sot i marr unë. Do ulem të bisedoj me presidentin. Nëse shumë gjëra në lojë nuk shkojnë, i pari që duhet të reflektoj. Do flas me presidentin dhe do shoh vendin tim”, është shprehur Edi Martini.


AlbaniaWeb.net