Sun, Jan 19, 2025

Ursula von der Leyen reagon pas lirimit të pengjeve nga Hamasi: Fillimi i paqes për Izraelin dhe Palestinën

  • PublishedJanuary 19, 2025

Ursula von der Leyen reagon pas lirimit të pengjeve nga Hamasi: Fillimi i paqes për Izraelin dhe Palestinën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur optimizëm dhe shpresë pas lirimit të tre pengjeve izraelitë, si pjesë e një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe grupeve palestineze.

Ajo tha se “të shohim pengjet të ribashkuar me familjet e tyre na mbush zemrat me shpresë”, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Marrëveshja, që ka mundësuar lirimin e Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher, është një hap i rëndësishëm në drejtim të një armëpushimi të qëndrueshëm.

Von der Leyen ka theksuar gjithashtu se Evropa do të mbështesë përpjekjet për të garantuar që armëpushimi të respektohet për të dy popujt.

“Le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez… Armëpushimi duhet të respektohet”, shkroi ajo në një mesazh të publikuar në platformën X.