VIDEO/ Vetëm barazim ndaj Torinos me 10 lojtarë, hap fals i Fiorentinës
Fiorentina nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Torinos. Dembele la miqtë nga Torino me një lojtar më pak pas vetëm 30 minutash lojë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Skuadra violë shfrytëzoi superioritetin numerik dhe menjëherë gjeti golin, me anë të sulmuesit Moise Kean. Në pjesën e dytë, djemtë e Vanolit gjetën forcën për të barazuar shifrat. Lituanezi Gineitis “rrëmbeu” topin para portës dhe ndëshkoi De Gean, në minutën e 70-të.
Fiorentina mbetet në zonën e Europës, pasi pozicionohet në vendin e gjashtë. Torino, është në vendin e 11-të.
(J.S/)