Vota e diasporës/ Berisha porosi strukturave të PD-së: Beteja jonë, të regjistrojmë secilin prej tyre! Përdorini çdo lidhje që keni për…
Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të përdorin çdo lidhje të tyre për të bindur emigrantët që të regjistrohen në zgjedhjet e 14 Majit.
Kreu i PD-së, nga Gjirokastra, deklaroi se “beteja jonë është për ta regjistruar secilin prej tyre”.
Ai theksoi se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit janë më të shumtë në numër, ndaj u bëri thirrje që “çdo telefon, çdo lidhje që keni, ta përdorni për ti ftuar që të firmosin me 11 maj rotacionin, të firmosin ndryshimin”.
“Ne jemi të paktit. Të shumtit tanë janë në emigracion. Shumica e qytetarëve të Gjirokastrës, qarkut janë në emigracion. Beteja jonë është për ta regjistruar secilin prej tyre.
Prandaj, miqësisht, vëllazërisht ju lutem, çdo telefon, çdo lidhje që keni, ta përdorni për ti ftuar që të firmosin me 11 maj rotacionin, të firmosin ndryshimin”, tha Berisha.