Mon, Jan 20, 2025

Berisha zbaton masën ‘detyrim paraqitje’/ Kreu i PD zbulon ‘kartolinën” që i ka lënë prokurorëve të SPAK!

  • PublishedJanuary 20, 2025

Berisha zbaton masën ‘detyrim paraqitje’/ Kreu i PD zbulon ‘kartolinën” që i ka lënë prokurorëve të SPAK!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u paraqit ditën e sotme ne SPAK duke zbatuar masën detyrim paraqitje, ka zbuluar kartolinën që u la prokurorëve të posaçëm.

Kryedemokrati theksoi se në “kartolinën e mëngjesit” u ka lënë një shënim prokurorëve të SPAK.

“Ju lutem organizata kriminale e SKAP të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktuarës, do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”, lexoi Berisha.

Sali Berisha: Altin Lala që është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 mln euro sepse e ekzeneroi nga akuza për vrasje të bëra nga dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGj-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje.

Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale.

Dy kopje i mbajtën ata, një me vërtetje, një pa vërejtje. Dhe u “thashë pa firmosur vërejtje dhe pa ia paraqitur qytetarëve nuk mund të dal nga SKAPI i partisë”.

E kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakësh. Ata që kryejnë krime kanë frikë. Çfarë po bëni ju, asgjë s’po bëni.

Në dalje po u lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që krerëve të organizatës kriminale SKAPI i partisë:

“Ju lutem organizata kriminale e SKAP të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktuarës, do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”.