Mon, Jan 20, 2025

Dëmtimeve te Tirana u shtohet dhe problemi i kartonëve, lojtari i afruar në verë mungon ndaj Bylisit

  • PublishedJanuary 20, 2025

Dëmtimeve te Tirana u shtohet dhe problemi i kartonëve, lojtari i afruar në verë mungon ndaj Bylisit

Tirana do të luajë të shtunën, një sfidë mjaft delikate në transfertën e Bylisit. Vetëm fitorja bën punë, për të vazhduar misionin mbijetesë.

Një mungesë e sigurt do të jetë ajo e Aldi Gjumsit, që u rikthye në verë. Ky i fundit plotësoi numrin e kartonëve në sfidën ndaj Egnatias.

Kështu Bledi Shkëmbi duhet të bëjë pa 22-vjeçarin, që e ka përdorur në disa ndeshje si titullar më parë. Në anën tjetër Tirana vuan dhe problemet me dëmtimet, teksa gjithçka do qartësohet ditët në vijim.

Aktualisht bardheblutë mbajnë vendin e nëntë, teksa Bylisi pozicionohet në atë të gjashtë.


AlbaniaWeb.net