Mon, Jan 20, 2025

“Do rimarrim Kanalin e Panamasë nga Kina”- Trump: Gjiri i Meksikës do të quhet Gjiri i Amerikës

  • PublishedJanuary 20, 2025

“Do rimarrim Kanalin e Panamasë nga Kina”- Trump: Gjiri i Meksikës do të quhet Gjiri i Amerikës

Donald Trump, në fjalimin inaugurues, ka folur dhe për planet e administratës së re amerikane në lidhje me Kanalin e Panamasë.

“Kina po operon Kanalin e Panamasë, dhe ne nuk ia dhamë Kinës, ia dhamë Panamasë. Kështu që po e marrim mbrapsht”, tha ai.

Dhe siç pritej, presidenti i ri tha gjithashtu se Gjiri i Meksikës do të quhet Gjiri i Amerikës.

“Dhe ne do të rivendosim emrin e një presidenti të madh, William McKinley, në “Mount McKinley”, ku duhet të jetë dhe ku i takon,” thotë ai, duke anuluar një vendim të marrë nga Barack Obama për ta quajtur atë “Denali” kur ai ishte president.