FOTO/ “Rendësi kishte fitorja”, Asllani flet si lider, mediat vlerësojnë Ismajlin
Inter-Empoli ishte një sfidë speciale për dy legjionarët kuqezi, Asllani-Ismajli. Mesfushori zikaltër zbriti për herë të tretë radhazi si titullar, kjo pas Calhanoglu vijon të qëndrojë në “bokse”. Asllani ishte protagonist kryesor në këtë takim, ku fillimisht dhuroi një assist për Martinez, ndërsa nga goditja e këndit “gatoi” golin e dytë. Mediat italiane e vlerësuan paraqitjen e Asllanit me notën 6,5, dukshëm ky ishte një hap përpara.
Në përfundim të ndeshjes, në një reagim për DAZN, Asllani nuk preferoi të ndalej te paraqitja e tij individuale, por vlerësoi fitoren: “Sa më shpërbejnë minuta të tilla? E rëndësishme ishte fitorja. Unë e njoh mirë Empolin, kur vijnë në San Siro nuk duan të humbasin asnjë shans. Në fraksionin e dytë për fat të mirë e zgjidhi Lautaro, jemi të lumtur për 3 pikët”, u shpreh Asllani.
Ky ishte një test i rëndësishëm edhe për Ardian Ismajlin, i shumë lakuar këtë periudhë teksa klube të mëdha në Serie A, mes tyre edhe Inter, e shohin si një përforcim cilësor gjatë merkatos së janarit:
“Lideri i prapavijës se Empolit ishte i pakalueshëm gjatë pjesës së parë, në të vetmin rasti që humbi Martinez ky i fundit goditi shtyllën. Mban një ritëm të mirë edhe në pjesën e dytë, nota 6,5 për Asllanin”, shkruan TuttomercatoWeb.
()