Mon, Jan 20, 2025

Marco Alberti caktohet ambasadori i ri italian në Tiranë, Ministria e Jashtme: Mbështetje për Shqipërinë gjatë procesit të integrimit në BE

  • PublishedJanuary 20, 2025

Marco Alberti caktohet ambasadori i ri italian në Tiranë, Ministria e Jashtme: Mbështetje për Shqipërinë gjatë procesit të integrimit në BE

Marco Alberti do të jetë ambasadori i ri italian në Tiranë, me vendim të shtetit fqinjë pas mbarimit të mandatit të Fabrizio Buccit.

foto_alberti-1

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë. e cila ndërsa e përgëzon për postin, ka konfirmuar mbështetjen ndaj Shqipërisë gjatë procesit të integrimit në BE,

 

 

“Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në postim.

Marco Alberti është diplomuar me rezultate të larta për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Bolonjës, në vitin 1997. Ka filluar të punojë në sektorin privat.

Në vitin 2000, Alberti është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm Kombëtar të Italisë.

Si diplomat karriere ka shërbyer në Buenos Aires dhe Nju Jork, i fokusuar te diplomacia tregtare.

Pas një eksperience profesionale në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në vitin 2012 Marco Alberti ka punuar për Enel spa, kompania më e madhe në botë për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike të gjelbër.

Nga 1 shtatori 2021, ka shërbyer si Ambasador i Italisë në Kazakistan.

Flet anglisht dhe spanjisht. Marco Alberti është i martuar dhe ka tre fëmijë.