Mon, Jan 20, 2025

U bë xheloz për vëllain e vogël, këngëtari: I futa arrën në gojë për ta mbytur

  • PublishedJanuary 20, 2025

U bë xheloz për vëllain e vogël, këngëtari: I futa arrën në gojë për ta mbytur

Marsel Zadrima dhe vëllai i tij, Frensis, janë dy emra të njohur për publikun shqiptar, veçanërisht si pjesë e grupit të njohur muzikor “Magic 4”. Ata kanë punuar së bashku për vite të tëra dhe janë një ekip i ngushtë, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në atë personal. Megjithatë, si çdo marrëdhënie vëllazërore, ajo ka kaluar përmes periudhave të ndryshme, përfshirë edhe ato më të vështira të fëmijërisë.

Në një intervistë të fundit në studion e “Shije Shtëpie” në TV Klan, Marsel ka kujtuar me humor dhe sinqeritet se si ka qenë marrëdhënia mes tij dhe Frensis kur ishin fëmijë. Ai ka theksuar se, megjithëse sot janë ortakë të suksesshëm dhe bashkëpunëtorë të shkëlqyer, nuk kanë munguar momentet e xhelozisë, që janë tipike për çdo marrëdhënie vëllazërore në fëmijëri.

Marsel Zadrima: Unë me vëllain tim kemi ditur shumë mirë të diferencojmë dhe t’i shërbejmë një qëllimi të përbashkët. Ne gjithmonë jemi dy gjysma të të njëjtit trup, në sensin e këtillë që na ka  bërë nëna dhe babai, por kurrë s’jemi ndarë,  jemi derë më derë me njëri-tjetrin. Jemi shumë të mirëkuptueshëm me njëri-tjetrin, ai ka gjërat e veta që di t’i bëjë në perfeksion dhe unë nuk bëj konkurrencë te gjërat e tij, thjesht ai kënaqet kur unë bëj ndonjë gjë nga ato të tijat dhe unë kënaqem shumë kur ai provon nga gjërat që bëj unë, pra jemi shumë të diferencuar në gjërat që bëjmë për t’i shërbyer asaj pune të përbashkët që kemi.

-Je ndier ndonjëherë në fëmijëri në  ndonjë situatë inferior, i dyti?

Marsel Zadrima: Frensi po, sepse ka lindur i dyti. Unë kam qenë fillesa e çdo gjëje, unë jam ndier xheloz pa diskutim kur ka lindur Frensi, siç më tregojnë. Për shembull, i kam futur një kokërr arrë në gojë, kam dashur ta mbys.

-Sa vite diferencë keni?

Marsel Zadrima: 4 vjet. Është fiks, ajo kokrra e arrës shkon deri në fyt.