Wed, Jan 22, 2025

Cikli i ri i Partizanit, tani pika më e fortë e “demave” është mbrojtja

  • PublishedJanuary 22, 2025

Cikli i ri i Partizanit, tani pika më e fortë e “demave” është mbrojtja

Partizani pas janarit do të jetë një skuadër e ndërtuar thuajse nga e para, krahasuar me atë që mbylli sezonin e vjetshëm, kur doli nënkampion.

Repartet kanë ndryshuar thuajse 90% në emra dhe kjo ka shkaktuar edhe luhatje, por fatmirësisht ekipi është ende aty. Nëse do t’i merrnim një e nga një repartet te Partizani, i vetmi që ofron siguri e garanci është mbrojtja. Të kuqtë kanë larguar Hadrojn, por kjo duket se nuk ka ndikuar, pasi ky repart po funksionon shumë mirë dhe Partizani mbetet skuadra që ka pësuar më pak në këtë sezon të Superiores.

Pano Qirko e ka nxjerrë topin nga porta vetëm 16 herë në 21 ndeshje të luajtura. Mjafton kaq për të thënë se Partizani është skuadra më stabël në mbrojtje dhe kjo duket të jetë pika më e fortë e tyre në kushtet kur mesfusha dhe sulmi janë në tranzicion e sipër, pasi kanë pësuar ndryshime.

Kur ekipi mbron mirë, funksionon i gjithë ekipi në funksion të saj, por duket thënë se të rinj si Preka, Bytyçi, Buxhelaj, Janjeva apo Sembene janë rritur shumë si lojtarë dhe kanë kontribuar shumë në krijimin e një personaliteti “të hekurt” në mbrojtje. Pas Partizanit për më pak gola të pësuar vjen Egnatia, e cila ka pësuar një më shumë, 17.


AlbaniaWeb.net