G Bani flet për lidhjen e mëparshme: Isha kafshë, ajo më bëri njeri
Në një moment emocional brenda shtëpisë së Big Brother VIP, reperi G Bani ka hapur zemrën dhe ka ndarë detaje nga jeta e tij personale, duke folur për një lidhje 5-vjeçare me një vajzë të huaj. Ai pranoi se ishte ai që mori përgjegjësinë për përfundimin e marrëdhënies, duke e quajtur ish-partneren e tij “vajzën më perfekte”. G Bani e përshkroi lidhjen si një periudhë transformuese për të, duke thënë se ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e tij si person.
Kam qenë me një vajzë i lidhur për 5 vite, por u ndava sepse nuk rrinim bashkë. Ishte vajza më perfekte, ai njeri më ka bërë njeri sepse para se të njihesha me të kam qenë kafshë. Pas 5 viteve, nuk isha me atë, nuk rrija fare, lëvizja dhe më tha që ti nuk je kurrë me mua dhe u ndamë,” tregoi reperi.
Pas ndarjes, ai zbuloi se kishte nisur një tjetër lidhje, këtë herë me një vajzë suedeze, duke përshkruar përvojën si një tjetër kapitull të rëndësishëm të jetës së tij.
“Pas 4-5 muajve rash në dashuri me një tjetër. Kam rënë në dashuri me super vajza të bukura suedeze. Ndejta 1-2 vite me atë dhe sa u bëra i bezdisshëm me të, u ndava. Nuk e bëj për vajzën, e bëj për veten sepse e vuaj nëse nis e bezdis dikë që e dua”, tha G Bani.