INTERVISTA/ “Nuk do doja kurrë të shikoja Tiranën një kategori më poshtë”, Fagu: Frikë e madhe, lëvizje e gabuar me Shkëmbin (VIDEO)
Tirana po kalon një sezon mjaft të vështirë, teksa renditet në vendin e nëntë. Me objektivin e vetëm shpëtimin e sezonit, bardheblutë kanë rikthyer sërish në pankinë Bledi Shkëmbin. Ish-trajneri dhe ish-lojtari i Tiranës, Erbim Fagu, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24 bëri analizën e tij për sezonin e kryeqytetasve. Mëkatet, rreziku i rënies nga kategoria, apo trekëndëshi Shkëmbi-Magani-Shkëmbi, ishin disa nga çështjet e diskutuara në bisedën e bërë me Trevisa Tufën.
Fagu, e prisje që Tirana të vinte në këtë pikë, të luftojë për mbijetesë?
Unë kam deklaruar nga fillimi i sezonit se Tirana këtë vit e kishte vitin zero, pasi nisi gjithçka nga fillimi. Filloj gjithçka me lojtarë të ri, krijoi një ekip krejtësisht të ri. Kjo punë ka rrisk për vazhdimësinë e skuadrës. Problemi është se Tirana është mësuar të jetë në majë të kampionatit, padyshim që për këtë duhen lojtarë me përvojë. Tirana u mundua të krijojë një ekip me lojtarë të ri dhe të etur, por jo çdo kush mund të luajë me Tiranën. Tirana ka patur përherë futbollistë me peshë.
Ju e njihni mirë si ambient, u larguat në fund të sezonit të shkuar, çfarë nuk po shkon si duhet te Tirana, çfarë po bëjnë gabim?
Nuk mund të them për gabim. Unë kam luajtur te Tirana dhe lojtar i ri kam qenë. Problemi është se sa arrijnë këta që të krijojnë impakt dhe sa arrijnë që të mbajnë presionin e tifozëve…
Shkarkuan pak muaj më parë Bledi Shkëmbin, me trajnerin që i kërkoi më shumë kohë, por vendosën ta rikthejnë sërish, a janë normale këto lëvizje, si ndikon te grupi?
Kjo nuk është normale aspak, të paktën nga ana profesionale. Shkëmbi nuk duhej hequr, pavarësisht rezultateve që nuk ishin të duhura. Ai e njihte skuadrën. Në situatën që Tirana ndodhet, kjo ishte një zgjidhje e mirë, por sërish duhet të presim për të parë fundin.
Më thuaj të vërtetë, a rrezikon Tirana të bie nga Kategoria? A i druhesh një përfundimi të tillë?
Sigurisht që ja kam frikën. Uroj që mos të bie nga kategoria, pasi nuk ja uroj kurrë Tiranës që të luajë një kategori më poshtë. Shpresoj që me Shkëmbin të lëvizin disa gjëra.
Ndryshe nga Tirana, dy ekipet e tjera të kryeqytetit, Dinamo dhe Partizani kryesojnë me pikë të barabarta, si e sheh këtë rivalitet, kë sheh më lart këtë sezon?
Dinamo më e avantazhuar se Partizani. Po të shikosh stolin e dinamovitëve, ka emra që mund t’i fusësh në formacion. Partizani është dobësuar goxha me ikjen e disa lojtarëve.
Vllaznia dhe Egnatia kompletojnë katërshen e parë, ke sheh si favorit për të fituar titullin këtë sezon?
Final Four ka një specifikë, nuk mund të hamendësojmë tani se kush mund ta marrim kampionatin. Skuadrat janë të forta. Vështirë të parashikojmë. Unë jam ndërmjet Dinamos dhe Egnatias.
Fagu do riktheheshe sërish në Superligë, ke pasur ndonjë kontakt këtë periudhë?
Nuk më duket momenti i përshtatshëm. Po mendoj që të filloj këtu një karrierë me trajnerin, nuk e mendoj fare. Shpresoj të bëj karrierë këtej. Pastaj, duke parë duke bërë.
(J.S/)