Wed, Jan 22, 2025

“Minimo Juventus”, tjetër “X” për bardhezinjtë, Motta: Mund të bënim më mirë

  • PublishedJanuary 22, 2025

“Minimo Juventus”, tjetër “X” për bardhezinjtë, Motta: Mund të bënim më mirë

Juventus rikthehet tek barazimet. Skuadra bardhezi nuk shkoi më shumë se sa barazimi pa gola ndaj belgëve të Club Brugge. Fitorja me Milanin të shtunën në Serie A, krijoi iluzionin se “Zonja e Vjetër” kishte kaluar sindromën e barazimeve, që i ka shoqëruar gjatë gjithë këtij sezoni. Megjithatë në sfidën e parafundit në Champions, skuadra e Juventus frenohet sërish. Pjesa e parë ishte e vakët, me shumë pak raste nga të dyja skuadrat. Në të dytën ishin belgët që i’u afruan ndjeshëm golit me anë të sulmuesit kryesor Jutgla, por tentativa e tij ndalet ngjitur me shtyllën e djathtë pingule. Reagimi i Zonjës së Vjetër ishte i menjëhershëm, me Nico Gonzales që nuk shfrytëzon dot një pasim të saktë nga e majta duke mos u koordinuar saktë vetëm pak metra distancë nga porta. Në fund do të kishte kohë edhe për një goditje nga distanca të Locatellit, por pa sukses. Përfundimisht Juventus ndalet në barazim 0-0. Ky ishte barazimi i 3 për torinezët, që ndodhen në zonën play off, në vendin e 14 me 12 pikë, duke minimizuar shanset për kualifikimin direkt mes 8 më të mirave.

I  zhgënjyer në fundin e takimit ishte edhe teniku italo brazilian i bardhezinjve, Thiago Motta:

“Të gjitha skuadrat që kanë luajtur këtu kanë vuajtur përballë Brugge. Ata arrijnë të mbrohen mjaftë mirë. Ne vuajtëm pak, por ama krijuam pak gjithashtu. Më vjen vërtet keq, pasi mund të bënim më mirë sonte.”

Të ashpra ishin edhe gazetat në Apenine me skuadrën torineze pas barazimit të radhës, që komplikon gjërat sa i takon objektivit G8: “Minimo Juve” shkruan La Gazzetta dello Sport. Juventus luaj thotë Corriere dello sport, ndërsa Tuttosport shkruan Thiago përse?

La Gazzetta Corriere Dello Sport Tuttosport


AlbaniaWeb.net