Mund të ketë ribashkim? Ish-bashkëshortja e Aldos: Kurrë mos thuaj kurrë
Mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up”, ishte regjisorja Ana Veseli, e cila është ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të këtij edicioni në “Big Brother VIP”. Ajo ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien që ka sot me Aldon, por dhe ka komentuar lojën e tij.
Pyetje-përgjigje:
E ke parë që ka pasur disa flirte me Livian brenda shtëpisë?
Ana: Për mua nuk është e sikleshme fare. Do doja të ishte një vajzë aty brenda dhe të thoja që kjo është për Aldon. Jam e sigurtë që edhe kur të dilte jashtë do të më kërkonte mendimin tim. Livia me sa duket nuk është e disponueshme emocionalisht, duke thënë që ka pasur një histori që ka qenë e vonshme.
Në një bisedë me Livian, Aldo ka thënë dhe për një mundësi që ju të riktheheni së bashku…
Ana: Kurrë mos thuaj kurrë. Nuk e kam në natyrë të them kurrë. Por nuk e di. Nëse gjen një vajzë aty, mua do më bëhet qejfi.
Ty si të bën të ndihesh kjo deklaratë e tij?
Ana: Më bën të ndihem mirë patjetër. Kemi bërë një bisedë së bashku pasi të dy kemi bërë seancat e terapisë dhe po pyesnim njëri-tjetrin se çfarë ndiejmë tani për njëri-tjetrin. Përgjigjja ka qenë e njejtë për të dy. Kemi dashuri pa kushte të dy, pa dëshirën për të qenë ‘e imja/i joti’.
Si është raporti i Aldos me vajzën tuaj?
Ana: Disa ditë e mbaj unë dhe disa ditë e mban Aldo, është pothuajse e barabartë. Akira u kënaq shumë kur u fut aty dhe takoi Aldon dhe të nesërmen thoshte ‘do ikim prapë tek shtëpia e babit’. Gocat janë të lidhura shumë me baballarët. Ka një marrëdhënie fantastike me Aldon. Më vinte keq se ishte mësuar që dilnim te kafja e vinte Aldo që ta merrte. Dhe më thoshte ‘mami do ikim te kafja që të vijë babi të më marrë?’.