Rastet e zjarrit, ish-zv.ministre e Turizmit: Legjislacioni ynë për Emergjencat Civile është i cunguar
Ish-zv.ministre e Turizmit, Ornela Çuçi foli për zjarret që kohët e fundit janë bërë më të shpeshtë nëpër pallatet në Tiranë dhe qytete të tjera.
E ftuar në emisionin Open në News24, Çuçi tha se legjislacioni ynë për Emergjencat Civile është i cunguar. Ajo u shpreh se duhet të mendojmë sesi të parandalojmë flakët, kur ata mund të bien në godina 40 katëshe.
“Legjislacioni ynë për Emergjencat Civile është i cunguar. Sot në Shqipëri me legjislacion nuk kemi standarde. Ne nuk mund të ndërhyjmë dot 100 përqind në pallate disa kate, vetëm mund të imagjinojmë se çfarë ndodh nëse zjarri bie në pallate 40 kate? Të parandalojmë ngjarjet.
Bota ka ndryshuar komplet legjislacionin e saj, përsa i përket parandalimit të zjarreve në ndërtesa. Duhet të ndjekim shembujt që ka ndjekur bota”, tha ajo.