Wed, Jan 22, 2025

Shkëmbi ndryshon ritmin e Tiranës, bardheblutë rifillojnë me dy stërvitje në ditë

  • PublishedJanuary 22, 2025

Shkëmbi ndryshon ritmin e Tiranës, bardheblutë rifillojnë me dy stërvitje në ditë

Tirana ka ndryshuar ritmin e punës dhe është kthyer menjëherë me dy stërvitje në ditë. Trajneri Bledi Shkëmbi nisi që dje turin e forcës për skuadrën bardheblu.

Paradite dhe pasdite ka punuar skuadra në prag të sfidës me Bylisin. Një mungesë e sigurt për këtë sfidë do të jetë ajo e Aldi Gjumsit, që u rikthye në verë te bardheblutë. Ky i fundit plotësoi numrin e kartonëve në sfidën ndaj Egnatias. Kështu Bledi Shkëmbi duhet të bëjë pa 22-vjeçarin, që e ka përdorur në disa ndeshje si titullar më parë.

Në anën tjetër Tirana vuan dhe problemet me dëmtimet. E sigurt është që në sfidën me Bylisin do të mungojë Rimal Haxhiu, i cili është i dëmtuar në gju. Lajm i mirë nga Abel Abah, i cili është bashkuar me grupin. Për Metën dhe Micin do të pritet vetëm dita e shtunë, nëse do të jenë të gatshëm për sfidën me mallakastriotët.


AlbaniaWeb.net