Spekulimet për seksualitetin e tij, reagon për herë të parë miku i Jozit
Pak ditë më parë, spekulimet mbi seksualitetin e banorit të ‘Big Brother VIP’, Jozit, të inicijuara nga gazetarja Dasara Karaiskaj, shpërthyen në rrjetet sociale dhe tërhoqën vëmendjen e publikut. Këto spekulime u bënë temë e diskutimeve të shumta, duke ndezur debatesh.
Për herë të parë, miku i ngushtë i Jozit, Shkëlzen Brahaj, i cili është gjithashtu një ish-oficer i lartë, ka reaguar lidhur me këto spekulime në studion e emisionit ‘Ftesë në 5’. Brahaj ka shprehur mbështetje për Jozin dhe ka bërë të qartë se këto spekulime janë të pabaza dhe të pasakta. Ai ka theksuar se është e rëndësishme që secili individ të respektohet për atë që është, pa pasur nevojë për gjykime apo shpifje.
“Do t’i bëhet fëmija 20 vjeç dhe një shoku i tij do ta bullizojë me këtë gjë, do i thotë: “Ti e paske pasur babin kështu, ose diçka të tillë.
Ajo gazetare jo me falje në ‘Instastory’, e pabazuar në asgjë. Është nisur nga një foto që mbante zotëria në profilin e tij, mbështetës i Jozit dhe mik i familjes. Edhe unë mund të vija foto me Jozin, pse nuk e ka marrë me mua ajo?”,
u shpreh ai.
Brahaj shtoi se familja e Jozit ka qenë në gjendje të rënduar pas lajmit dhe se do ta ndjekin ligjërisht këtë deklaratë të gazetares duke mbajtur secili përgjegjësitë përkatëse.