Tragjike/ Kapi fijet në kabinën elektrike të fshatit, humb jetën 46-vjeçarja në Berat
Një 46-vjeçare në Berat ka ndërrua jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Siç bën me dije policia, 46-vjeçarja e cila vuante nga problemet e shëndetit mendor, i ka prekur me duar fijet në kabinën elektrike të fshatit Osmëzezë.
“Rreth orës 08:00, shtetasja Xh. A., 46 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), banuese në fshatin Osmëzezë, dyshohet se ka kapur fijet në kabinën elektrike të fshatit. Si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ajo ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.